Gazetari Artan Hoxha: Zhdukja e Ervis Martinajt erdhi pas konfliktit me Edi Ramën

Gazetari Artan Hoxha: Zhdukja e Ervis Martinajt erdhi pas konfliktit me Edi Ramën

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në “Euronews Albania”, duke lidhur zhdukjen e Ervis Martinajt me përplasjen e tij me pushtetin. Sipas Hoxhës, fundi i “mbretit të lojërave të fatit” erdhi pasi ai u konfliktua drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama, pas angazhimit të tij në mbështetje të opozitës gjatë një fushate elektorale. “Kryeministri u përfshi vetë në atë ngjarje, nga të rrallat raste. Ai tha publikisht se e dinte kush ishte drejtori i lojërave të fatit dhe madje ‘i dinte targën’. Kjo ndodhi pas përfshirjes së Ervis Martinajt në fushatë në mbështetje të opozitës, dhe prandaj Rama e etiketoi,” – deklaroi Hoxha. Gazetari shtoi se pas eliminimit të Martinajt, grupi që qëndron pas këtij atentati është fuqizuar ndjeshëm dhe sot ka marrë...