Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

Transferimi i një shume prej 1,000 eurosh për në ose nga Shqipëria më parë kishte një komision që varionte nga 10-15 euro deri në 40 euro. Tani që Shqipëria është ndër vendet më të fundit që iu bashkua pagesave SEPA, një iniciativë e Bashkimit Evropian që standardizon pagesat ndërkufitare, duke siguruar të njëjtat rregulla, standarde dhe kosto në 41 anëtarët e SEPA-s, tarifa për një transferim të kësaj shume nuk është më shumë se 2 euro. Përmes Zonës së Vetme të Pagesave në Euro, qytetarët shqiptarë tani mund të dërgojnë dhe të marrin pagesa në euro me të njëjtat kushte si qytetarët e vendeve të BE-së, për sa i përket tarifave, kohëzgjatjes së përpunimit dhe standardeve të sigurisë. “Përdorimi i kanaleve tradicionale përmes bankave korrespondente...