Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon
Ministrja për Europën e Punët e Jashtme Elisa Spiropali në një intervsitë në “Top Story” me Grida Dumën, u shpreh se Shqipëria është partneri më i besuar në rajon. Elisa Spiropali: Marrëdhëniet mes kryeministrave, nuk janë marrëdhënie që mund të kushtëzohen për politikat të brendshme apo të jashtme. Ne këta fqinjë kemi. Shqipëria është sot vendi dhe partneri më i besuar në rajonin tonë, i BE, NATO-s. Sot Shqipëria nuk është më arsye për destabilizim, por arsye e fortë për stabilizim. Nuk njihet më si vend që nuk dihet se çfarë marrëdhënie ka me fqinjët. Grida Duma: Shqipëria ka pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira me fqinjët me notën 10. Elisa Spiropali: Shqipëria sot nuk ka më asnjë kompleks. Është partneri më i besueshëm dhe është në vijën e parë të anëtarësimit në BE.