“Njëherë portokall me Ed Ramën, njëherë pica me Veliajn”, Shehi: Flor Binaj eksperiment i PD

“Njëherë portokall me Ed Ramën, njëherë pica me Veliajn”, Shehi: Flor Binaj eksperiment i PD

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN se nuk është i kënaqur me kandidaturën e Florjan Binajt nga radhët e opozitës për bashkinë e Tiranës.  Shehi tha se priste një kandidaturë serioze që të përbashkonte polet opozitare dhe të mos bëhej eksperiment me figura, që sipas tij mund të jenë të arrirë në profesionin e tyre, por s’janë ata që Tirana meriton ta drejtojnë.  “Me të thënë të drejtën s’jam i kënaq me zgjedhjet që ka bërë opozita. Atë që është opozitar votën mirë keq atje s’mund të votoj për palën tjetër për motive shumë më të thella. Por s’jam i kënaqur. Mendova që do bëjnë një zgjedhje më të mirë. Sepse kur investohet për bashkinë...