Dubai: Qendër komande e mafies shqiptare

Dubai: Qendër komande e mafies shqiptare

Nga Alba Kepi  Nga rrugët e Torvaianicës deri në rrokaqiejt e ndritshëm të Dubait, emri i Altin Sinomatit, 38-vjeçarit shqiptar i njohur si Passerotto, është bërë simbol i një realiteti të errët që po i ndodh kombit tonë: eksporti i krimit dhe i turpit kombëtar. Sipas hetimeve të karabinierëve italianë, Sinomati konsiderohet si mandanti i vrasjes së shqiptarit  Shehaj, një ekzekutim mafioz i ndodhur në shtator të vitit 2020 në plazhin e Torvaianicës, afër Romës. Vrasja, për të cilën u paguan 150 mijë euro, lidhet me rivalitetet midis grupeve të narkotrafikut. U arrestua sot në Dubai, por problem mbetet ekstradimi nga një vend që nuk e lejon këtë proçedurë. Një krim i kryer në mes të ditës, në një plazh të mbushur me njerëz, si...