Një pikë kufitare, një kontroll, Kosova e Maqedonia e Veriut lehtësojnë lëvizjen në Bllacë-Hani i Elezit

Një pikë kufitare, një kontroll, Kosova e Maqedonia e Veriut lehtësojnë lëvizjen në Bllacë-Hani i Elezit

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë përuruar sot pikëkalimin e përbashkët kufitar Han i Elezit – Bllacë, në përpjekje për ta lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve mes dy vendeve fqinje, duke hequr kontrollin dhe ndalesën e dyfishtë. Pika kufitare në Bllacë është përballur me radhë të gjata në të dy anët, për shkak të kontrolleve. Por, nga tani, për udhëtarët nga Kosova në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas do të ketë vetëm një ndalesë. Në një fjalim rasti gjatë ceremonisë së përurimit, kryeministri Kurti e ka vlerësuar projektin si të një rëndësie të veçantë për të dyja shtetet. “Janë më shumë sesa infrastrukturë kufitare. Janë pika të reja bashkëpunimi dhe shërbimi që lidhin edhe më shumë dy shtetet tona dhe forcojnë edhe më tej fqinjësinë tonë...