Kryeministri Kurti udhëton drejt Londrës, zbardhet axhenda…

Kryeministri Kurti udhëton drejt Londrës, zbardhet axhenda…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar këtë të hënë drejt Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesi të Berlinit. Samiti do të mbahet më 21 dhe 22 tetor 2025. Zyra e kryeministrit ka paralajmëruar se Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale. “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri Kurti do të ketë edhe takime bilaterale, si dhe do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të samitit”, thuhet në njoftim. Serbia do të përfaqësohet me kryeministrin, Duro Macut. Nuk dihet nëse do të ketë takim mes Kurtit dhe Macut.