“Kemi në gjak tendencën e kundërshtimit ekstrem”/ Arrestimi i avokatit dhe lirimi i tij, flet Sula: Të arrish deri…

“Kemi në gjak tendencën e kundërshtimit ekstrem”/ Arrestimi i avokatit dhe lirimi i tij, flet Sula: Të arrish deri…

Ish-deputeti, Dashnor Sula ka komentuar mbrëmjen e sotme arrestimin e avokatit, Ulian Barjami, i cili u lirua pak orë më parë nga qelia. I ftuar në një emision televiziv, Sula tha se është për të ardhur keq situata në të cilën ndodhet sot drejtësia. Ish-deputeti shtoi më tej se prokurori nuk mund të rrinte pa bërë asnjë reagim nëse është fyer apo kërcënuar nga avokati. “Shpreh keqardhje për situatën në të cilën ndodhet drejtësia në terësi. Nuk mund të marr përsipër të flas pa ditur gjithçka. Po hamendësoj sikur prokurori të jetë kërcënuar, fyer apo sharë, çfarë mund të presësh t’i thuash qetësisht shko në shtëpi. I bie nuk ka të drejtë të reagojë. Do ishte fyese nëse një prokuror do ishte pa identitet. Profesioni...