“Nano, fatkeqësia e parë e Berishës”, gazetari: U pa nga SHBA si zgjatim i komunizmit, burgun e bëri…

“Nano, fatkeqësia e parë e Berishës”, gazetari: U pa nga SHBA si zgjatim i komunizmit, burgun e bëri…

I ashpër ka qenë gazetari Vladimir Lita në vlerësimin e tij për figurën e Fatos Nanos, në studion e “Off the Record” në A2 CNN.  Teksa e cilëson ish-kryeministrin Nano si zhdoganuesin e parë të korrupsionit në vendin tonë, ai shton se burgosja e tij ishte dhe gabimi i parë i Berishës në sytë e ndërkombëtare, ku u shfaq si një zgjatim i komunizmit.  “Nano është simbol i korrupsionit, zhdoganoi korrupsionin në nivel kryeministror, I njihet nga kundërshtarët dhe mbështetësit. Ai rrinte në buzuk e pinte uiski kur në vend ndodhnin ngjarje të rënda. Përplasje në KPD janë nisjet e degjenerimit politik në vendin tonë. Fatos Nano ka qenë fatkeqësia e parë e Berishës. Duke qenë i burgosuri i parë politik, Berisha iu dha mesazh...