Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Bujqësia”, miliona abuzime/ Zbardhen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, miliona lekë motorë e veshje për veterinerët
Abuzimi në dosjen që ka çuar 20 zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë në gjyq për shpërdorim detyre shkon përtej blerjes së preparateve veterinare për shfarosjen e karkalecit, dhe të miut e arave. Në periudhën 2016-2017 ministria e bujqësisë me anë të procedurës së tenderimit ka blerë 70 motoçikleta, tender i cili ka qenë pjesë e dosjes hetimore nga Prokuroria e Tiranes. Ky motor që shihni në ekran i përket markës japoneze “Lifan” i tipit 100A, Top Channel ka siguruar një faturë dore se motoçikleta që i shpëtoi jetën bagëtive para vitesh ka kushtuar 330.808 mln lekë të reja. I njëjti motor sot kushton 110.00 mijë lekë dhe merret nga tregtare 86.000 lekë. Por përveç motorit mjekëve veterinar iu dhe edhe veshje, të cilat i bënin...