Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Arrestimi dhe më pas lirimi i avokatit Barjami, reagon Bardhi: Shqipëria po zhbën çdo standard të shtetit ligjor
Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi prokuroria e Elbasanit liroi avokatin Ulian Barjami. Për Barshin, arrestimi i avokatit është një “tipar i qartë se Shqipëria po zhbën çdo standard të shtetit ligjor”. “Në një shtet të së drejtës, roli i avokatëve për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve është i pazëvëndësueshëm. Në këtë kuptim, arrestimi i një avokati, pas një debati të tensionuar me përfaqësuesit e organit të akuzës në sallën e gjyqit, është një ngjarje e papranueshme. Në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian, akte të tilla janë tipare të qarta që Shqipëria po zhbën çdo standard të shtetit ligjor. Ngjarje të tilla kërkojnë reflektim të thellë nga organet e qeverisjes...