Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB
Vizatimi është një akt i pastër, i çliruar nga gjykimi, një mënyrë për të komunikuar me ndjenjat përtej arsyes. Për piktorin Gazmend Leka, vizatimet nuk janë thjesht akt përgatitor drejt pikturës, por është magji më vete, ndaj ekspozitën me mbi 80 krijime në Galerinë FAB e titulloi “Magjia e Vizatimit”. Për mjeshtrin e penelit, vizatimi është një akt krijues që merr jetë në të brendshmen tonë dhe ndriçon shpirtin. “Për mua, vizatimi zë një vend shumë të rëndësishëm në krijimtarinë time, kam një lidhje shumë të fortë me të, sa herë që krijoj ciklet e pikturave, sigurisht që merrem edhe me koleksionin e vizatimeve. Këtë herë, nuk doja të ndërtoja vizatimin si një servil të pikturës, si një paradhomë të pikturës. Kam marrë disa imazhe,...