“Institucionet të mos kthehen në zgjedhje”/ Qeveria e re, reagon Presidentja Osmani: Nëse vendi shkon deri në…

“Institucionet të mos kthehen në zgjedhje”/ Qeveria e re, reagon Presidentja Osmani: Nëse vendi shkon deri në…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi sot se është në interes të Kosovës të ketë sa më parë një qeveri të re dhe me mandat të plotë kushtetues. Nga ana tjetër, Osmani kritikoi partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listën Serbe, se po përpiqet të sjellë pengesa në këtë drejtim. “Ka pasur vonesa të jashtëzakonshme në krijimin e institucioneve, ky është edhe një tentim tjetër për vonesa, të cilat siç e dini e kanë dëmtuar interesin e Kosovës. Janë bërë shumë muaj pa qeveri e cila do të kishte mandat të plotë kushtetues, sepse siç e dini me Ligjin për Qeveri, kompetencat e qeverisë në detyrë janë të limituara. Është në interes të Kosovës që sa më parë, tash pasi Kuvendi është konstituuar...