Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Babai i Rebekës nga Anglia kërkon drejtësi: E di kush e vrau vajzën time në Sarandë
George Gannon, babai i 29-vjeçares britanike Rebecca Gannon, e cila humbi jetën më 20 gusht 2022 gjatë një zhytjeje në det në bregdetin e Sarandës, vijon të kërkojë drejtësi për vajzën e tij. Në një intervistë për RTSH1, Gannon tregoi përpjekjet e vazhdueshme që ka bërë për të zbardhur ngjarjen, duke deklaruar se prej dy vitesh ka shkuar në mënyrë të vazhdueshme në polici dhe prokurori, por ende pa rezultat. Ai akuzon drejtpërdrejt Saimir Kushovën për vdekjen e vajzës së tij, ndërsa rrëfen se është përballur me kërcënime dhe dhunë fizike nga persona që, sipas tij, janë të lidhur me këtë ngjarje. “Po, ai e dinte që unë isha në Shqipëri. Të gjithë miqtë e tij në Shqipëri, që janë si mafia, e dinin që...