Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Po mbronte vëllanë, para se të vritej’/ Dinamika krimit ku humbi jetën 23-vjeçari shqiptar në Itali
Një konflikt i vogël, një përplasje e çastit dhe një jetë e shuar përpara kohe. Hekuran Cumani, 23 vjeç, me origjinë shqiptare dhe i lindur e rritur në Fabriano, humbi jetën në mënyrë tragjike pas një sherri që shpërtheu jashtë një klubi universitar në Peruxhia, Itali. Sipas rindërtimit nga autoritetet italiane, gjithçka nisi brenda klubit, ku një përplasje verbale mes dy grupeve të të rinjve – përfshirë edhe të dyshuar me origjinë tuniziane dhe marokene – u përshkallëzua në dhunë pasi djemtë dolën jashtë. Një person doli nga një makinë me dy thika në dorë. Fillimisht goditi vëllain e Hekuranit në kofshë. Më pas, kur Hekurani nxitoi për ta ndihmuar, mori goditjen fatale me thikë në qafë. Pamjet e kamerave të sigurisë nuk ishin...