Kush e ka përdorur sistemin arsimor për fushatë? Këlliçi plas ‘bombën’, nxjerr emrat e drejtorëve të përfshirë:Janë 4..

Kush e ka përdorur sistemin arsimor për fushatë? Këlliçi plas ‘bombën’, nxjerr emrat e drejtorëve të përfshirë:Janë 4..

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka denoncuar se drejtorë të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit në vend që të ishin në vendin e punës janë përfshirë në fushatën për Tiranën krah Ogerta Manastirliut. Sipas Këlliçit, kjo është plotësisht në shkelje të Ligjit për Nëpunësin Civil, aq më tepër për drejtuese të nivelit të lartë. “Në fushatën qeveritare për Bashkinë Tiranë vihen re katër Drejtorë të Përgjithshëm tek Ministria e Arsimit, Mirela Cami, Matilda Shabani, Anisa Subashi dhe Entel Agolli! Ndërkohë që do duhej të ushtronin detyrat e tyre në shërbim të rritjes së cilësisë së arsimit në vend, drejtoreshat përfshihen në fushatën e ish shefes së tyre Ogerta Manastirliut, si patronazhiste të rëndomta! Plotësisht në shkelje të Ligjit për Nëpunësin Civil, aq më tepër për...