Punimet në tokë kthehen në tragjedi: Granata e harruar plagos 49-vjeçarin

Punimet në tokë kthehen në tragjedi: Granata e harruar plagos 49-vjeçarin

Një 49-vjeçar nga fshati Gështenjas është plagosur sot gjatë punimeve në tokën e tij, pasi një granatë e vjetër ka shpërthyer papritur. Sipas njoftimit të policisë, 49-vjeçari po punonte me mjete bujqësore kur ndodhi shpërthimi. Ai është dërguar në spital, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.”, njofton policia.