Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
‘Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim’/ Salianji shuan kureshtjen: Synojmë vota nga elektorati gri
Ervin Salianji, i ftuar në nje emision televiziv mes të tjerash foli dhe për zgjidhjen që gjeti opozita për zgjedhjet e pjesshme lokale, ku zgjodhi që të përfaqësohet me kandidatë të pavarur. Ish-deputeti i PD, u shpreh se kjo zgjidhje uli përçarjet dhe bashkoi të gjithë faktorin opozitarë, por kandidatët ndonëse janë jo partiakë, janë të opozitës, pasi mbështeten prej saj. “Kjo është një zgjidhje për të ulur të gjithë diferenca për një kandidat që vjen nga partia. Është një zgjidhje për bashkimin, pasi gjithë faktori opozitar ka mbështetur këta kandidatë jo partiakë, por janë kandidatë të opozitës pa diskutim, pasi mbështeten nga opozita. Profili i tyre më pak apo aspak partiak bën që edhe qytetarët të kenë mundësinë për të shmangur perceptimin negative për...