Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Raportimi i KLP në Kuvend, Xhafaj: I krijoni vendit problem në procesin e integrimit!
Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale me Komisionin e Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj u shprehën me kritika ndaj performancës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke vënë në pikëpyetje përmbushjen e rolit kushtetues dhe ligjor të këtij institucioni. Ulsi Manja Manja kërkoi që KLP të ngrihet në nivelin që kërkon Kushtetuta dhe ligji, teksa paralajmëroi se nëse nuk ka reflektim nga ana e KLP-së, Kuvendi do të ndërhyjë përmes mekanizmave ligjorë, pa cenuar pavarësinë institucionale. Ai njoftoi se do të përgatitet një rezolutë që do të pasqyrojë të gjitha problematikat e evidentuara. “Nëse ju nuk reflektoni, do të jetë Kuvendi që nëpërmjet ndërhyrjeve ligjore, pa cenuar pavarësinë e asnjë organi të...