Nations League për vajza/ Sfidat kundër Qipros, Grima: E meritojmë qëndrimin në Ligën B

Nations League për vajza/ Sfidat kundër Qipros, Grima: E meritojmë qëndrimin në Ligën B

Kombëtarja e vajzave ka nisur prej të dielës pasdite përgatitjet për dy sfidat vendimtare ndaj Qipros, të vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League. Paraditen e sotme, vajzat kuqezi zhvilluan stërvitjen e radhës në kuadër të këtij grumbullimi, teksa grupi nuk është ende i plotë dhe pritet të kompletohet në seancën e pasdites. Në një prononcim për fshf.org, trajneri i skuadrës, Armir Grima shprehet optimist për këto ndeshje dhe të njëjtën gjë sheh edhe tek ekipi që ai drejton. “E kemi pritur këtë ditë që të vijmë në këtë nivel. Besoj që do japim maksimumin. Unë jam shumë optimist dhe shoh shumë optimizëm edhe te vajzat, shoh dëshirë dhe grintë. Është momenti i duhur që ne të vazhdojmë të qëndrojmë në Ligën B sepse...