Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit italian/ Del fotoja e narko-trafikantit shqiptar
38-vjeçari shqiptar Altin Sinomati, i cili konsiderohet si porositësi i vrasjes së Selavdi Shehaj, i njohur me nofkën “Passerotto është arrestuar në Abu Dhabi. I njëjti person që vrau “Passerotto”-n kishte vrarë edhe Fabrizio Piscitellin, i njohur si “Diabolik”, një vit më parë, shkruan “La Repubblica”. Plazhi ku ndodhi vrasja ndodhet vetëm 100 metra larg shtëpisë së gazetarit Sigfrido Ranucci, të cilit iu bë atentat më 16 tetor të këtij viti. Hetimet, të kryera nga karabinierët e njësisë hetimore të Romës, policia dhe SCO e Policisë së Shtetit, kanë nxjerrë një dosje kundër Sinomati. Sinomati kishte dhënë urdhrin për vrasjen e Shehaj duke i paguar Raul Esteban Calderon-it shumën prej 150,000 eurosh për kryerjen e krimit. Për këtë vrasje, Raul Esteban Calderon u dënua me...