“Ju nuk keni as prokurorë të zëvendësojnë gratë kur ikin me leje lindje”, kryetarja e KLP i përgjigjet deputetit të PD: Agjenda e KLP është e ngarkuar, nuk analizojmë dot problemet që kemi

“Ju nuk keni as prokurorë të zëvendësojnë gratë kur ikin me leje lindje”, kryetarja e KLP i përgjigjet deputetit të PD: Agjenda e KLP është e ngarkuar, nuk analizojmë dot problemet që kemi

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Nismat Qytetare, Mirela Bogdani, kryetare e KLP, është pyetur nga deputeti demokrat Saimir Korreshi për çështjen e gjyqtarëve dhe stokut të dosjeve. Korreshi ka ngritur shqetësimin se nuk ka mjaftueshëm prokurorë në raport me numrin e dosjeve që janë në stok. “Agjenda e Këshillit është e ngarkuar, nuk i shtojmë dot kolegjialitetin, nuk e komplikojmë dot takimin me shumë anëtar.Komplikohet. Këshilli për shkak të ngarkesës dhe sfidave nuk ka bërë dot analizë të problematikave të veta të funksionimit.  Dokumenti që erdhi për rishikimin e hartës gjyqësore nuk është shmangur. Shumë shpejt mund të organizohemi bashkë me KLGJ që të diskutojmë çështjen e stokut. Të flasim dhe pastaj të vendosim për ndryshim. Ne merremi me statusin, pavarësinë dhe disiplinimin...