Aksident në portin detar të Durrësit, makina përplaset me kamionin, plagoset çifti

Aksident në portin detar të Durrësit, makina përplaset me kamionin, plagoset çifti

Një aksident rrugor është regjistruar në portin detar të Durrësit ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një kamion. Për pasojë drejtuesi i automjetit dhe bashkëshortja e tij, nga Durrësi, që lëviznin me makinë në rrugën e portit kanë mbetur të plagosur, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Ata janë dërguar në spital, ku drejtuesi i mjetit po merr kujdes mjekësor. Gruaja është e tronditur, ndërsa i shoqi ka pësuar dëmtime po jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndërkaq ka nisur punën për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Top Channel