Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
U-17 për vajza / Shqipëria barazon 1-1 me Estoninë në “Elbasan Arena”
Shqipëria U-17 për vajza zhvilloi sot në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues të Kampionatit Europian 2026, përballë Estonisë. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajnerja Cyme Lulaj, barazoi me rezultatin 1-1 një takim qw ishte mjaft i luftuar deri në fund. Teknikja Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Ambra Reshiti (GK), Kristel Tuku, Marina Rushaj (c), Desara Lorja, Audrina Lajthiza, Albana Malaj, Gurie Mehmetaj, Heidi Bekteshi, Emi Maksuti, Sibora Kuka dhe Alesja Loshja. Skuadra shqiptare e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar disa raste të rrezikshme përpara portës kundërshtare. Avantazhi erdhi në minutën e 29-të, pas një krosi të saktë të kapitenes Rushaj, që u devijua në rrjetë nga futbollistja estoneze Sootaga, duke i dhënë epërsinë ekipit tonw....