105 kg kokainë në Fiat 500 – shqiptari dënohet me 6 vite burg në Itali. EMRI

105 kg kokainë në Fiat 500 – shqiptari dënohet me 6 vite burg në Itali. EMRI

Gjykata e Latinës në Itali ka shpallur vendimin për Leart Taullaraj, 42 vjeç, i cili u arrestua në mars të vitit të kaluar me një sasi prej 105 kilogramësh kokainë të pastër, të fshehur në bagazhin e një automjeti tip “Fiat 500”. Droga, e ndarë në 90 blloqe të mbështjella me celofan dhe zhytur në një substancë vajore me aromë mentoli, kishte një vlerë të vlerësuar prej dhjetëra milionë euro në tregun e zi. Gjyqtari Giuseppe Cario i Gjykatës së Latinës vendosi dënimin me 6 vite burg dhe një gjobë prej 30,000 eurosh ndaj Taullarajt, në kuadër të një gjykimi të shkurtuar. Prokurorja Marina Marra kishte kërkuar të njëjtin dënim. I pandehuri u përfaqësua nga avokatët Oreste Palmieri dhe Andrea Barbesin. Taullaraj u ndalua më...