“Jetesë e papërballueshme”/ PL, ngre akuza të ashpra ndaj qeverisë: Kulla që mbijnë përditë, buxheti shkon për…

“Jetesë e papërballueshme”/ PL, ngre akuza të ashpra ndaj qeverisë: Kulla që mbijnë përditë, buxheti shkon për…

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht deputete e kësaj force politike, Erisa Xhixho ndau detaje nga projektligji i depozituar në Kuvend, për uljen e TVSH për ushqimet e shportës. Në një intervistë televizive, Xhixho tha se çmimet e shportës në vendin tonë, janë 50% më të larta se në Bashkimin Evropian, ndërsa të dhënat e publikuara nga INSTAT, tregojnë se 40% e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkojnë pikërisht për mallrat e shportës. Sipas Xhixhos, çmimet krahasuar me vendet e rajonit, janë dyfish më të larta në Shqipëri, duke e bërë jetesën thuajse të pamundur dhe të papërballueshme. Për ligjvënësen e PL, taksa e TVSH për ushqimet, shkon direkt në buxhetin e shtetit, ndërsa asnjë para nuk shkon për shërbimet ndaj qytetarëve. Edhe pse një...