Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Të heqin dorë nga skemat e vjetra”/ Përjashtimi me 15 ditë i deputetit, reagon analisti: Sjellja e opozitës anormale
Tensionet në jetën parlamentare shqiptare vijojnë, teksa Sekretariati i Etikës vendosi këtë të hënë përjashtimin për 15 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit të opozitës, Gazment Bardhi. Lidhur me situatën e krijuar, analisti Roland Bejko, i ftuar në një emision televiziv, tha se sjellja e deputetëve në Kuvend është një pasqyrim i gjendjes në shoqëri, duke kritikuar ashpër opozitën për mungesë vizioni dhe veprime të papërgjegjshme. Sipas tij, Parlamenti është kthyer në një arenë frike dhe tensioni, ndërsa opozita ka humbur kontaktin me qytetarin dhe është thellësisht e kompromentuar. “Ajo që reflektohet në sallën e Kuvendit, reflektohet edhe në shoqërinë shqiptare. Kur shikon deputetë të opozitës që duhet të ishin e kundërta e atyre që janë në mazhorancës, për të fituar besimin e qytetarëve....