Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Fanela e artë e Manaj për golin kundër Serbisë, ja sa u shit në ankand
Rey Manaj ishte heroi i Shqipërisë në Serbi, teksa me golin e realizuar, jo vetëm që i dhuroi 3 pikë kombëtares, por edhe nderoi shqiptarët kudo nëpër botë. Tashmë, fanela që Manaj përdori në Leskovac u ble për një shifër që shkon diku tek 3098 euro. Kishte oferta edhe nga Shqipëria, por propozimi i lartë ishte ai nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më e shtrenjtë se fanela e Manajt është vetëm ajo e Bajramit (realizoi ndaj Italisë në Europian), e cila u ble për 5792 euro. Manaj Kjo situatë është e përkohshme pasi fanela e futbollistit që do dërgojë zyrtarisht Shqipërinë në Play Off ose në Botëror, me siguri do kushtojë më shumë. © BalkanWeb