Paraqitjet e legjionarëve/ Manaj, Gripshi, Asani shënojnë gol, Ajeti jep asist. Ramadani më i mirë i ndeshjes, Hoxha shpallet lojtari i muajit në Kroaci

Paraqitjet e legjionarëve/ Manaj, Gripshi, Asani shënojnë gol, Ajeti jep asist. Ramadani më i mirë i ndeshjes, Hoxha shpallet lojtari i muajit në Kroaci

Pas rikthimit në ekipet e tyre, legjionarët kuqezi kanë vazhduar me paraqitje të shkëlqyera, duke qenë protagonistë me gola dhe asiste gjatë fundjavës. Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, gjeti sërish rrugën e rrjetës me skuadrën e tij Al Sharjah, duke shënuar golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra. Ky ishte goli i tij i dytë për këtë sezon me fanellën e klubit arab. Nazmi Gripshi po kalon një formë të jashtëzakonshme me FC Astana. Në fitoren 5-3 ndaj Aktobe, ai realizoi nga pika e bardhë, duke e çuar në 16 numrin e golave sezonal në kampionatin kazak dhe duke kryesuar renditjen e golashënuesve. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Jasir Asani, i cili i dha fitoren skuadrës së Esteghlal FC ndaj Mes Rafsanjan...