E çuditshme/ Formula 1 “guxon” në qiell! Zhvillohen garat e para me makina fluturuese (FOTOT)

E çuditshme/ Formula 1 “guxon” në qiell! Zhvillohen garat e para me makina fluturuese (FOTOT)

Një skenë që dikur dukej si e dalë nga një film fantastiko–shkencor është bërë realitet. Kompania suedeze Jetson ka organizuar garën e parë të makinave fluturuese, të quajtur “Jetson Air Games”, e cilësuar tashmë si “Formula 1 e qiellit”.  Në këtë ngjarje historike, katër pilotë konkurruan kokë më kokë në një pistë ajrore me kthesa të rrezikshme, duke drejtuar Jetson One, një mjet fluturues elektrik me shpejtësi maksimale prej 102 km/h dhe autonomi deri në 32 kilometra. Ngjarja u zhvillua në UP.Summit, në Teksas, ku përveç garës u realizua edhe fluturimi i parë formacion me katër makina fluturuese.  Sipas bashkëthemeluesit të kompanisë, Tomasz Patan, entuziazmi i publikut ishte i jashtëzakonshëm: “Ishte një moment krenarie për ekipin tonë dhe një sinjal i qartë se Jetson është gati të udhëheqë kapitullin e ri të aviacionit”.  Pavarësisht se gara ishte...