Arrestimi në Abu Dhabi i trafikantit shqiptar, Corriere: Altin Sinomati i përfshirë në atentatin e gazetarit italian

Arrestimi në Abu Dhabi i trafikantit shqiptar, Corriere: Altin Sinomati i përfshirë në atentatin e gazetarit italian

Altin Sinomati, shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet italiane, është arrestuar dhjetë ditë më parë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai akuzohet si porositësi i vrasjes së bashkëkombësit të tij Selavdi Shehaj, i njohur me nofkën “Passerotto”, i cili u ekzekutua në plazhin e Torvaianica më 20 shtator të vitit 2019, në një atentat që lidhet me larje hesapesh mes klaneve kriminale që merren me trafikun ndërkombëtar të drogës. Sinomati u arrestua falë bashkëpunimit të Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor dhe hetuesve vendas. Sipas hetimeve të policisë italiane dhe karabinierëve, vrasja e “Passerottos” u krye nga Raoul Esteban Calderón, i njëjti person i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, lider i tifozëve ultras të Lazios, i...