Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Një jetë në fushën bardhë e zi, njihuni me shahistin 104-vjeçar
Manuel Álvarez Escudero mësoi të luante shah nëntë dekada më parë dhe prej atëherë, dashuria e tij për këtë lojë vetëm është rritur. 104-vjeçari madrilen mendohet të jetë shahisti më i vjetër në botë. Çdo javë, në orën 10 të së shtunës, ai shkon në klubin e shahut ku e presin miqtë. Dëgjimi e ka lënë, por Don Manuel, siç e thërrasin miqtë, nuk ka humbur as kujtesën, as humorin. “Isha rreth 16 vjeç kur vëllai i madh më mësoi të luaja shah. Mendoja se ai ishte lojtar i mirë, por atëherë s’dija asgjë. Asnjëri nga ne s’ia kishte idenë ç’po bënte.” Pak vite më vonë, Álvarez kuptoi sa pak dinte për lojën pasi një koleg e mundi dhe i tha se kishte shumë për...