Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Petrit Ruka: Nuk e di përse u ndamë
Petrit Ruka Poezi nga Petrit Ruka Nuk e di përse u ndamë,Veç kur ktheve krahët ti –Njëqind tigra hynë në zemërNjëmijë krerë janë bërë tani.Nuk e di përse u ndamë,Tek një urë në Tepelenë,Njëmijë ura ngrita pas,Ato ura vetëm bien.Bien njësoj si në legjendaQë kërkojnë gjak flijimi,Njëzet vjet kam i murosur,Po nuk ndali dot rrëzimi.Të kërkoj që njëzet vjet,Natë për natë e ditë për ditë,Ti me ç’flatra shkon kaq shpejtNgjitesh lart, tek perënditë.Puthj’ e fundit nëpër shi,Bredh akoma gjak më gjak,Herë si thelb për lumturiHerë si helm e si farmak.Gaz a helm ia vlen të rroshVeç për atë çast të ngrirë,Njëmijë tigra t’i duroshDuke çjerrë e ulërirë.Nuk e di përse u ndamëZoti po e di, ta thotë,Unë nuk vdes pa një përgjigjethinju varr, po e...