Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vjedhje në seri në zona të ndryshme të Sarandës, pranga 3 ‘skifterëve’
Tre të rinj të akuzuar për plaçkitje në seri të banesave dhe bizneseve në fshatra e lagje të qytetit të Sarandës kanë rënë në prangat e policisë. Të dyshuarit e identifikuar si Majko Shahini, Arjan Skura dhe Mario Rakipi nuk kursenin as kabuj, orendi dhe vegla pune, që mendohet se më pas i shisnin në tregun e zi, si dhe shuma parash. Njoftimi i policisë: Falë veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet dhe në fshatrat përreth, u bë e mundur ndalimi i 3 shtetasve të dyshuar si autorë të disa rasteve vjedhjeje të ndodhura në periudha të ndryshme kohore, konkretisht: U ndalua shtetasi M. Sh., 23 vjeç,...