Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit

Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit

Zyrtarët e Beogradit dhe Moskës e kanë nënshkruar të hënën një memorandum për thellimin e bashkëpunimit midis kryeqyteteve të Serbisë dhe Rusisë. Dokumenti u nënshkrua si pjesë e aktivitetit “Ditët e Moskës në Beograd”. Serbia, e cila thotë se synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, vazhdon të jetë një nga partnerët e paktë evropianë të Kremlinit edhe pothuajse katër vjet pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të fqinjit të vet, Ukrainës. Memorandumi i Bashkëpunimit midis kryeqyteteve të Serbisë dhe Rusisë u nënshkrua nga presidenti i Asamblesë së Beogradit, Nikolla Nikodijeviq, dhe ministri i Qeverisë së Moskës dhe shefi i Departamentit për Ekonomi të Jashtme dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Sergey Cheryomin.