Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Berisha shpërthen: Aeroporti i Vlorës është çështje korrupsioni madhor
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se aeroporti i Vlorës është një çështje që i përket një korrupsioni madhor, i cili rëndon mbi shpatullat e qytetarëve më të varfër të Europës. Në një konferëncë për mediat, Berisha u shpreh se të përshirë në këtë projekt janë zyrtarë të lartë të qeverisë. Sipas liderit të opozitës ky është një projekt, i cili ndërthur përfshirjen e zyrtarëve të lartë dhe lidhjet e tyre familjare. “Kjo është kryekëput një çështje korrupsioni madhor, korrupsioni madhor, evident, që rëndon mbi shpatullat e qytetarëve më të varfër të Europës. A ka këtu interesa të agjenturës së huaj? A ka interesa të Taulant Ballës dhe Arbër Abazit përveç Edi Ramës dhe Lubi Ballukut? Besoj e keni marrë vesh, Arbri është dhëndri i...