Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Të merren masa”/ Belind Këlliçi denoncon: Katër drejtorë ministrie në fushatë
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar përfshirjen e drejtuesve të lartë të administratës shtetërore në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste, duke kërkuar reagim dhe masa nga Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha. Në Komisionin e Ligjeve ku raportoi Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, Këlliçi iu referua një aktiviteti të zhvilluar në zyrën elektorale të PS-së në Njësinë Nr. 9 në Tiranë, ku, sipas tij, katër drejtorë të lartë të Ministrisë së Arsimit janë shfaqur si të deleguar politikë për fitoren e Ogerta Manastirliu. Në përgjigjen e saj, komisionerja Strakosha u shpreh se nëpunësit civilë kanë të drejtë të marrin pjesë në dëgjesa apo aktivitete politike gjatë kohës së lirë, por nuk mund të shfaqen publikisht duke mbajtur fjalime,...