“Aeroporti i Vlorës aferë ultrakorruptive e Ramës dhe Lubi Ballukut”/ Berisha: Tani po grinden se janë prishur pazaret

“Aeroporti i Vlorës aferë ultrakorruptive e Ramës dhe Lubi Ballukut”/ Berisha: Tani po grinden se janë prishur pazaret

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi aferën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës në dëm të buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, duke e cilësuar një korrupsion të pastër ku është përfshirë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe vetë kryeministri. Kreu i PD-së theksoi se tani shteti do i paguajë koncesionarit mbi 130 mln euro nga buxheti si pasojë e kontratës që kanë nënshkruar dhe tani sipas tij kanë nisur grindjet për ndarjen e pazareve dhe parave. “Kontrata e Ramës dhe Lubi Ballukut për aeroportin është abuzive, kontrata parashikon numrin e biletave nën numrin e parashikuar. Sipas kontratës ultrakorruptive, qeveria do i paguajë mbi 9 mln euro koncesionarit, ndoshta edhe më shumë. Qeveria do paguajë 135 mln euro, do paguajë 20...