Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Tregu i bukës së freskët 60 mln euro më 2024, rritje vjetore 5,7%
Tregu i bukës dhe, në përgjithësi, prodhimet e brumit po zgjerohen nga frekuentimi i turistëve të huaj. Të dhënat zyrtare të INSTAT treguan se vlera e shitjeve arriti në rreth 6 miliardë lekë në vitin 2024, e barabartë me 60 milionë euro. Në krahasim me vitin 2023, ajo u rrit me 5.7 për qind.Ky sektor u ndesh me vështirësi para dhe pas pandemisë, kur emigrimi nisi të rritej pas vitit 2015, sidomos në moshat e reja. Importet dhe konsumi i brumërave ranë disa vite rresht deri në vitin 2022, por në 2023 dhe 2024 nisi rritja prej flukseve të turizmit.Turizmi po ndikon dukshëm në përdorimin e tyre, sidomos gjatë sezonit veror kur prurjet e vizitorëve janë më të mëdha. Restorantet, furrat artizanale, pastiçeritë dhe pikat...