Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Fatos Nano në gjendje të rëndë në spital, në reanimacion prej 12 ditësh
Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Sipas raportimeve mediatike, se Nano është shtruar në spital prej 8 tetorit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Lideri historik i PS-së, Nano, prej kohësh ka probleme me mushkërinë dhe është shtruar disa herë në spital. Ai është shtruar në spital edhe më herët për shkak të një problemi kronik respirator, që njihet edhe si SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike. Fatos Nano, 73-vjeç, është një prej ish-kryeministrave të Shqipërisë, ndërsa u shkëput nga politika në vitin 2005. Ish-kryeministri Fatos Nano është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri...