Prej 8 Tetorit në reanimacion, mediat: Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Prej 8 Tetorit në reanimacion, mediat: Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Nano është shtruar në spital prej 8 tetorit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Fatos Nano, 73-vjeç, është një prej ish-kryeministrave të Shqipërisë, ndërsa u shkëput nga politika në vitin 2005. Ish-kryeministri Fatos Nano është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.