Pastruan 1.25 mln € nga trafiku i drogës në Belgjikë, GJKKO dënon më 22 vite burg vëllezërit Ramaj dhe bashkëpunëtorët

Pastruan 1.25 mln € nga trafiku i drogës në Belgjikë, GJKKO dënon më 22 vite burg vëllezërit Ramaj dhe bashkëpunëtorët

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar me rreth 22 vite burg 3 të pandehurit Besjan Ramaj, Leonard Ramaj dhe Ardjan Malasi të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për  Rajmonda Dashi, ish-drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit. Vëllezërit Rama dhe dy bashkëpunëtorët Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi pastruan 1.25 milionë euro para të përfituara nga trafiku i drogës në Belgjikë. Njoftimi i GJKKO-së: 1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 18, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Besjan Ramaj, Leonard Ramaj, Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi”. 2. Gjykimi...