“Jam skllav modern, dua azil”/ Daily Mail ekspozon metodën e qëndrimit të shqiptarëve në Angli

“Jam skllav modern, dua azil”/ Daily Mail ekspozon metodën e qëndrimit të shqiptarëve në Angli

Një hajdut shqiptar, i kërkuar në dy shtete evropiane, arriti të hynte ilegalisht në Britani dhe shmangu deportimin duke pretenduar se ishte viktimë e skllavërisë moderne, shkruan gazeta britanike Daily Mail. Lorenc Hysa, 32 vjeç, përdori proceset e zgjatura ligjore për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ndërkohë kreu një seri grabitjesh në qarkun e Kentit, ku vodhi bizhuteri dhe sende me vlerë. Rasti i tij është një shembull i ri i abuzimit me ligjin për ‘Skllavërinë Moderne’, që synon të mbrojë viktimat e trafikimit dhe shfrytëzimit, por që shpesh përdoret për të penguar deportimet e emigrantëve. Nga Dibra në Gjermani e deri në Britani Sipas dokumenteve gjyqësore, Hysa është rritur në Dibër dhe u zhvendos në Itali në vitin 2013, ku punoi për...