EMRAT – Pasuesi i Altin Dumanit në krye të SPAK, KLP përcakton 4 kandidatët, njëri shkodran

EMRAT – Pasuesi i Altin Dumanit në krye të SPAK, KLP përcakton 4 kandidatët, njëri shkodran

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të vijuar me procedurën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Që në nisje të mbledhjes, Këshilli miratoi listën me 4 kandidatë për këtë pozicion; Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj (prokuror shkodran) dhe Klodian Braho. Zeqir Hoda, anëtar: Për të marrë të dhënat e nevojshme, vlerësoj që duhet të largohem nga votimi i seancës për këtë çështje. Po qëndroj meqë nuk është hapur procedura. Vatë Staka: Zoti Hoda paraqiti një njoftim mediatik. Disa media kanë botuar para 3 ditësh që një nga kandidatët që ka aplikuar për kreun e SPAK… S’jam në gjendje nëse është në konflikt interesi apo jo, por do e gjykojmë në një seancë të posaçme. Ndërkohë, gjatë fjalës së tij...