Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Në kërkim nga Norvegjia, arrestohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova
Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me Policinë e Kukësit, kanë arrestuar një shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze. I arrestuari, J.K., 35 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”, për të cilat është shpallur në kërkim nga Gjykata Lokale Sor Rogaland në Norvegji. Gjatë kontrolleve rutinë në pikën kufitare të Morinës, strukturat e policisë konstatuan praninë e shtetasit kosovar që po tentonte të hynte në territorin shqiptar. Pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interpolin në Oslo, ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Norvegjisë. Policia njofton se aktualisht po vijojnë procedurat ligjore për realizimin e ekstradimit, ndërsa thekson angazhimin e saj për goditjen e paligjshmërive dhe...