E pret një javë “ferri”, Alonso vlerëson suksesin ndaj Getafe: Nuk ishte e lehtë

E pret një javë “ferri”, Alonso vlerëson suksesin ndaj Getafe: Nuk ishte e lehtë

Nën presion pas suksesit të Barçës, Real Madrid del me 3 pikë nga sfida me Getafe duke u rikthyer në krye të La Liga në kuotën e 24 pikëve, 2 më shumë se sa ekipi blaugrana. Ekipi i Alonsos vuajti jashtëzakonisht shumë për të dalë me fitore nga kjo transfertë edhe pse kishin 77% kontrollin e topit, ndërsa vendasit e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë. Njeriu i ndeshjes ishte Kylian Mbappe, autor i golit të vetëm të ndeshjes. “Gjeli” francez provoi në çdo formë gjatë pjesës së parë të gjente golin e avantazhit, por pa sukses. Në minutën e 77-të, Getafe mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Nyom, me këtë të fundit që ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj Vinicius...