Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Saka: Mentaliteti ynë është të fitojmë, këtë sezon po marrim mjaft pikë jashtë fushe
20 Tetor 2025 12:00 Telesport Ylli i Arsenal, Bukayo Saka, theksoi rëndësinë e fitores 1-0 kundër Fulham në një fushë ku “topçinjtë” kanë pasur vështirësi në sezonet e fundit. “Ne besojmë. Mentaliteti është i thjeshtë, fitore në çdo kontekst. E treguam edhe në ndeshjen e fundit”, tha Saka. “Fitorja është e rëndësishme për ne. Për të tjerët mund të mos jetë, por për disa vite kemi ardhur këtu dhe nuk kemi marrë rezultatet që dëshironim. Kemi pasur vështirësi jashtë fushe, por këtë sezon po marrim pikë që nuk i kemi pasur në sezonet e tjera”, shtoi sulmuesi anglez. Për performancën e tij si “lojtari i ndeshjes”, Saka tha: “Doja ta merrja topin dhe t’i bëja gjërat të ndodhnin. U rrita në lojë dhe pata një...