Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E quajti Peleshin “të paaftë”, Komisioni i Etikës përjashton Bardhin për 15 ditë nga Kuvendi
Komisioni për Etikën në Kuvend ka shqyrtyar sot kërkesën e deputetëve të Partisë Socialiste, për përjashtimin me 30 ditë nga seancat plenare të deputetit demokrat Gazment Bardhit. Komisioni i Etikës, ka vendosur ta pranojë kërkesën duke e përjashtuar kreun e Grupit të PD në përfundim për 15 ditë. Kujtojmë se e gjitha nisi pas seancës parlamentare të së enjtes, ku pati përplasje mes Gazment Bardhit dhe kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, ndërkohë që po raportonte komisioneri për Diskriminimin. Bardhi kërkonte që çdo deputet të merrte të drejtën e fjalës dhe t’i bënte pyetje Komisionerit, ndërsa Peleshi shprehej se mjaftonte që secili të dërgonte pyetjet me shkrim. Deputeti demokrat e ka konsideruar këtë njëanshmëri, dhe e ka konsideruar Peleshin “të paaftë”. Pas fjalëve të Bardhit, Peleshi...