Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
KLP miraton kandidatët për kreun e SPAK, katër prokurorë në garë për të pasuar Dumanin
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot në orën 10:00 për të nisur shqyrtimin e dokumentacionit të katër kandidatëve që kanë shfaqur interes për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Në garë janë Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gogaj – të gjithë prokurorë aktualë të SPAK me karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe të angazhuar në çështje me ndjeshmëri të lartë. Pas verifikimit të kushteve ligjore dhe dokumentacionit, kandidatët do të ftohen për t’u intervistuar publikisht nga KLP. Gjatë këtij procesi të hapur, do të vlerësohen përvoja profesionale, integriteti, vizioni dhe aftësia për të drejtuar një institucion që ndodhet nën vëmendjen më të lartë publike. Ky proces vjen në prag të përfundimit të mandatit 3-vjeçar të Altin Dumanit më...