Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, për herë të parë një shqiptar në krye të komunës së Çashkës

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, për herë të parë një shqiptar në krye të komunës së Çashkës

Suat Shaqiri nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka fituar garën për kryetar të Komunës së Çashkës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Shaqiri ka siguruar 50.75% të votave, përkatësisht 2,322 vota, duke fituar shumicën absolute dhe duke shmangur nevojën për raund të dytë. Pas tij është renditur kandidati i LSDM-së, Goran Stojanovski, me 24.26% të votave, ndërsa Dejan Andonovski i VMRO-DPMNE-së ka marrë 23.29%. Fitorja e Shaqirit në këtë komunë përbën një nga rezultatet më domethënëse, pasi që shqiptarët për herë të parë fitojnë këtë komunë në pjesën qendrore të Maqedonisë së Veriut. Shaqiri ka falenderuar të gjitha banorët e komunës së Çashkës dhe emigrantët. Ai premton se do të punojë me përkushtim...